Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
77 %
0.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
41 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Ngjela me elozhe për Bashkim Finon: Ata desh bënë kryengritje të rrezikshme në 1997. Ky e zgjidhi pa ia bërë syri tërr

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka folur me nostalgji dhe me superlativa për ish-kolegun e tij, të ndjerin Bashkim Fino që ndërroi jetë sot si pasojë e infektimit me koronavirus.

Në “Open” Ngjela tregoi shumë për personalitetin e tij si njeri dhe si politikan. E vlerësoi shumë duke thënë se dinte të komunikonte me të gjithë, kishte aftësi menaxheriale dhe zgjidhi një krizë të madhe në vend pa u trembur fare nga situata e rrezikshme që ishte krijuar.

Ngjela: Dinte të komunikonte shumë mirë me njeriun e thjeshtë. Kishte një aftësi menaxheriale të paparë që unë s’e kam parë te askush tjetër, kishte dhe një eksperiencë 4-vjeçare si kryetar bashkie. Kishte intelekt të veçantë. Më e rëndësishmja qe, që krijoi autoritet te të huajt. Dinte si të sillej si me njërin krah dhe me krahun tjetër. Në ato kohë Nano ishte në burg. Pastaj e nxorrën nga burgu dhe Nano nuk i ndërhyri fare. Ngriti komisaritatet në të gjithë Shqipërinë. Kshte aftësi të madhe. Kishte autoritet të jashtëzakonshëm që në Gjirokastër më bëri përshtypje. Ndërkombëtarët e donin kryeminstër. Nano sapo kishte dalë, mirëpo e takoi Klintonin në Lisbonë. Ata donin Finon dhe njëherë erdhi në zyrën time, doli Nano më tha. Çështja është që shiko për të vdekurit flitet vetëm mirë. Ne s’po flasim mirë për mëshirë, por po them realitetin. E kisha shumë mik, më respektonte dhe unë po ashtu.

Pyetje: Kujtoni ndonjë moment të veçantë me të gjatë punës suaj në 1997 si ministër?

Ngjela: Deshë bënë kryengritje ata dhe opozita desh krijoi në situatë të rrezikshme dhe e zgjidhi ky. Nuk ia bëri syri tërr. Ishte shumë i afërt me njerëzit.  Nano e vlerësonte shumë, pse? Se e nxorri nga burgu.

Më shumë

spot_img
spot_img