Pas zhvillimeve në Kuvendin e Kosovës, deputetja e PD-së, Jozefina Çoba Topalli, ka reaguar ashpër duke thënë se çfarë na ndodhur sot gjatë seancës parlamentare është “e papranueshme”.
Deputetja e PD-së ka thënë se “pamjet që vijnë nga Kuvendi i Kosoves nuk i bëjnë nder asnjë shqiptari. Nuk kam parë askund, në asnjë parlament të botes që të hidhet gaz lotsjellës në seancë. Kjo është e papranueshme. Ka mënyra të tjera me u perball me sfidat dhe me zgjidh problemet. Kushedi sa kënaqen armiqtë e popullit tonë duke parë këto skena nga Parlamenti i Kosovës. Sa keq…
Edhe në Kuvendin e Shqipërise ka patur një kohë kur i binin bilbilave e sazëve në seancë dhe ishte e papranueshme dhe e dëmshme për vendin. E kam thënë atëhere për Shqipërine dhe e them edhe sot për Kosovën: Keshtu jo! Jo!”.