Policia gjermane ka mundur të identifikojë 20 persona të dyshuar për sulmet fizike, grabitjet dhe ngacmimet seksuale gjatë natës së Vitit të Ri në Koln të Gjermanisë.
Zyra e shtypit të policisë gjermane njoftoi se ka arrestuar edhe një 19 vjeçar që dyshohet se ka qenë pjesë e grupit të vandalëve që terrorizuan qytetin gjerman.
Për atë çka ndodhi natën e Vitit të Ri në Koln vazhdojnë ende hetimet, pas regjistrimit të më shumë se 500 denoncimeve për ngacmime seksuale, përdhunim, vjedhje dhe grabitje që dyshohet se janë planifikuar dhe organizuar të praramenduara nga grupet e refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut.
Sondazh
Poll