Tirana
broken clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
67 %
1.5kmh
75 %
Enj
12 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
12 °
Hën
15 °
E enjte, 1 Dhjetor, 2022

Ngjarjet kriminale në vend, gazetari: Personat e “nëntokës” lajnë hesapet të pashqetësuar, Policia e merr vesh vetëm kur shkojnë në spital

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gentjan Bejtja dhe Klodian Stafuka mbetën të plagosur mbërmjen e djeshme në Fushë Krujës si pasojë e një atentati mafioz, i cili fatmirësisht nuk e arriti qëllimin përfundimtar. Njëri prej tyre, Gentjan Bejtja është një person me precedent penal.

Kjo vjen në vazhdën e ngjarjeve mafioze që kanë tronditur vendin në ditët e para të vitit 2022, në Shkodër, Tiranë e Vlorë.

Gazetari Trashgim Sokolaj shkruan për situatën dhe thotë se personat e skeduar nga Policia dhe që i përkasin “nëntokës” së krimit lajnë hesapet me njëri-tjetrin dhe janë të pashqetësuar nga askush. Ai ironizon dhe Policinë, për të cilën thotë se e merr vesh për ngjarjen vetëm kur të plagosurit shkojnë në spital.

“Ende pa hyre ne javen e dyte te vitit 2022, kemi shenuar si vend nje progres galopant ne lidhje me supermacine e krimit ne raport me rendin publik. Persona te evidentuar me precedente e veprimtari te nentokes, lajne hesapet me njeri tjetrin te pa shqetesuar nga askush, madje duke rrezikuar jeten e qytetareve.

I vetmi moment kur policia merr vesh ngjarjen eshte mberritja e te plagosurve ne spital, edhe atehere ne rastet kur privatet nuk u bejne derman. Forcave te rendit u duhet nje jave per te marre vesh ku eshte vendngjarja, provat zhduken e demtohen, autoret shpesh pergatiten per ngjarjen e radhes...”, shkruan gazetari.

Më shumë




spot_img








spot_img