Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ngjarjet e fundit kriminale, Xhafaj paralajmëron “valë” ndryshimesh në polici

Shkruar nga Newsbomb

Ngjarjet e fundit kriminale të ndodhura në vendin tonë, me pasojë vrasjen e disa personave ka irrituar ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Në këto kushte, ministri bën përgjegjës drejtuesit e policisë në zonat përkatëse dhe për këtë nga Vlora, ku po mbahet edhe mbledhja e hapur e qeverisë ka paralajmëruar një valë ndryshimesh së shpejti.

“Kemi 5-6 ngjarje të rënda me vrasje dhe viktima dhe jetë të pafajshme dhe zbulimi i autorëve lë shumë për të dëshiruar, për të mos thënë që është shqetësuese. Kjo do na detyrojë të bëjmë një analizë të thellë me forcat përkatëse, me ndryshimet dhe përmirësimet. Do të krijojmë një marrëdhënie të re në strukturat e policisë, me organet e qeverisjes vendore, do bëjmë kthesën e duhur mes policisë dhe qytetarëve, kjo në funksion për më shumë efikasitet për parandalimit e krimit dhe kontrollin e territorit. Në radhët e strukturave të policisë në Vlorë kemi drejtues policie me integritet që duhet të jenë efikasë në ushtrimin e përgjegjësive të tyre”, u shpreh Xhafaj.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese