Tirana
mist
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
87 %
1.5kmh
15 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
Sht
1 °
E martë, 18 Janar, 2022
spot_img

NGJARJE TRAGJIKE/ Nga Fëllënxa Rrasa, te Sabrina që vdiq me bukë në gojë dhe Irvana shtatzënë, në 8 muajt e fundit 7 gra janë vrarë nga bashkëshortët

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Xhelozi, probleme ekonomike, urdhra mbrojtje që nuk zbatohen dhe konflikte të çastit. Këto kanë qenë disa arsye që kanë çuar në vdekjen e 7 grave në 8 muajt, e fundit, të gjitha të vrara nga bashkëshortët e tyre.

Ditën e djeshme ishte Fëllënxa Rrasa që u vra nga bashkëshorti i saj me armë gjahu, por shkaqet e krimit nuk janë zbardhur akoma, megjithëse sipas dëshmive të fqinjëve, çifti kishte probleme ekonomike.

Vetëm pak ditë më parë do të ekzekutohej teksa ishte duke ngrënë bukë Sabrina Bengaj, për shkak se ish-bashkëshorti Elton Metaj ishte xheloz. Ky ishte një krim i paralajmëruar, pasi një vit më parë autori kishte marrë peng viktimën dhe familjen e saj, por ia kishte dalë të lirohej nga burgu vetëm pas disa muajve.

Kalvari i vrasjeve të bashkëshorteve nisi më 17 mars në Fier, ku Irvana Hyka, e cila ishte 6 javëshe shtatzënë, u godit për vdekje nga bashkëshorti i saj Demokrat Medinaj, me ngjarjen tragjike që ndodhi në sytë e fëmijëve të çiftit. Më pas autori u largua nga vendngjarja, teksa një ditë më vonë u gjet i vetëvrarë.

Në 10 prill, në Kavajë do të ndodhte një makabritet, ku Bilbil Shirja do të digjte të gjallë në makinë bashkëshhorten e tij Fëllënza Shirja, për shkak të xhelozisë. Pas krimit horror, autori u vetëvar në një pemë disa metra larg vendit ku vra bahskëshorten.

Ngjarja e radhës do të ndodhte në Elbasan, ku në 6 maj të këtij viti, 54 vjeçarja Luljeta Buzo do të ekzekutohej me breshëri kallashnikovi nga bashkëshorti Koço Buzo. Ngjarja ndodhi jashtë derës së Gjykatës, por edhe pse Luljeta ishte e pajisur me urdhër mbrojtje, kjo nuk e pengoi bashkëshortin e saj të kryente krimin e rëndë.

Në Librazhd do të shënohej viktima e radhës, ku Qemal Bici vrau me sëpatë bashkëshorten e tij, Menderie Bici. Ngjarja ndodhi në 7 qershor, ku pas një sherri, burri mori sëpatën dhe vrau të shoqen, teksa më herët ai isht akuzuar nga bashkëshortja për dhunë në familje.

Në datën 5 korrik do të ndodhte krimi i radhës në familje, pasi në Fushë Krujë do të vritej me thikë Klarita Ismalaja, e cila u ekzekutua në një makinë nga bashkëshorti i saj, Artan Ismalaja.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img