Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
28 %
4.1kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Ngjarje e tmerrshme në Sarandë, gjendet i pajetë në banesë një 33-vjeçar, ka precedentë penal

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një ngjarje e tmerrshme mësohet të ketë ndodhur sot në Sarandë. Një 33-vjeçar me iniciale R.M është gjendur i pajetë në banesën e tij në lagjen nr.3.

Ishin familjarët ata që e kanë gjetur të vdekur në shtratin e tij, pa shenja dhune. Trupi i pajetë është transportuar drejt morgut të spitalit “Petro Nako” të Sarandës ku do t’i nënshtrohet autopsisë.

Policia në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen. Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes, teksa mësohet se viktima ka disa precedentë të mëparshëm penalë.

Sarandë/ Informacion paraprak

Sot, rreth orës 14:30, në lagjen nr.4, Sarandë, është gjetur në banesë nga familjarët, pa shenja jete shtetasi R. M., 33 vjeç, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më shumë

spot_img
spot_img