Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ngjarje e rëndë tek Astiri, 36-vjeçari bie nga kati i katërt i pallatit (DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Një ngjarje sa e rëndë aq edhe shokuese ka ndodhur sot në mbrëmje në zonën e Astirit në kryeqytet.

Raportohet se një 36-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i katit të katërt të pallatit. Fatmirësisht ai është gjallë dhe është dërguar menjëherë në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, teksa paraprakisht dyshohet se i riu E.L., vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.07.2020, rreth orës 20:50, në Astir, në rrugën “Loni Ligori”, aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të katërt shtetasi E.L., 36 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nënkujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll