Hapësire reklamuese

Rajoni

Ngjarje e rëndë, shqiptari VRET djalin e dajës për një kovë çimento

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Lipjan të Kosovës. Në rrugën Lidhja e Prizrenit, dy persona me lidhje gjaku janë konfliktuar me armë të ftohta.

Si pasojë e përleshjes midis dy kushërinjve, njëri prej tyre ka ndërruar jetë në spital. Dëshmitarët janë shprehur se ngjarja ndodhi pasi njëri prej familjarëve kishte vendosur një karrocë para derës së shtëpisë së familjes përballë.

Pas një konflikti fillimisht verbal, dy personat kanë përdorur  edhe thika. Ngjarjen e ka konfirmuar për mediat në Kosovë edhe prokurori Iliaz Beqiri.

“Djalë daje dhe djalë halle kanë qenë mes vete. Ka ndodhur për motive pronësore. Njëri nga familjarët e kishte vendosur një karrocë me çimento para shtëpisë së tjetrit, e kështu filloi konflikti”, tha Beqiri.

Viktima, F.K, 42 vjeç, ishte me profesion kasap dhe kishte punuar edhe në një kompani sigurimi.

“Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, si pasojë e përdorimit të mjeteve të forta dhe një armë të ftohtë (thike),gjatë përleshjes, lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, nga ku kemi pranuar informatën se njeri nga personat e lënduar ka ndërruar jetë”, ka thënë zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

vrasje-600x360.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll