Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
0kmh
75 %
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
26 °
Sht
25 °
Die
23 °
E mërkurë, 29 Shtator, 2021
spot_img

Ngjarje e rëndë në Pogradec, plagoset me thikë 27- vjeçari

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në një fshat të Pogradecit. Një i ri është plagosur me thikë, ndërsa policia ka arrestuar autorin e ngjarjes.

Ngjarja ndodhi në fshatin Buçimas, në rrugë dhe është plagosur me thikë D.H, rreth 27 vjeç, banues në këtë fshat.

Nga hetimet paraprake rezulton se ky person pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ishte plagosur me thikë nga një tjetër i ri, i cili pas kryerjes të veprimit ishte larguar nga vendngjarja. 

Brenda një kohe të shkurtër shërbimet e Policisë Pogradec,  bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit S.Hoxhallari, banues në fshatin Buçimas i cili ndodhet në Komisariatin e Policisë Pogradec, ku po kryhen veprimet proceduriale për arrestimin e tij.

Shtetasi D.H, pas mjekimit të marrë në Spitalin e Pogradecit, u transportua në Tiranë për mjekim më të specializuar, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Më shumë

spot_img