Hapësire reklamuese

Rajoni

Ngjarje e rëndë në Kamenicë, burri vret gruan 34-vjeçe, e mbyti me shufër metalike

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Berivojcë të Kamenicës, ku një burrë 42 vjeç ka vrarë gruan e tij 34-vjeçe.

Mendohet se për ta vrarë ka përdorur një shufër metalike, me të cilën e ka mbytur. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku, tha për mediat kosovare se nga hetimet e para dyshohet se burri e ka mbytur bashkëshorten e tij me një shufër metalike. Ai tha se për momentin nuk dihet motivi i vrasjes, ndërsa prokurorët dhe hetuesit ndodhen në vendin e krimit.

Ndërsa, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, tha për Gazetën Express se i dyshuari është arrestuar nga policia.

“Sot, më 25.07.2020, rreth orës 13:20, policia është njoftuar për një vrasje në fshatin Berivojcë të Kamenicës. Dyshohet se një mashkull (rreth 42 vjeçar), ka vrarë gruan e tij (rreth 34 vjeçare). Njësitet policore i janë përgjigjur vendngjarjes. Është arrestuar i dyshuari, është njoftuar prokurori dhe po vazhdon kompletimi i rastit nga hetuesit policorë”, tha Krasniqi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu