Hapësire reklamuese

Bota

Ngjarje e RËNDË në Greqi, 14 vjeçarja hidhet në shinat e trenit elektrik, zbulohet arsyeja TRONDITËSE

Shkruar nga Newsbomb

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një 14 vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u hedhur në shinat e trenit elektrik.

Ngjarja u shënua pasditen e së enjtes në stacionin e trenit elektrik në  Moschato të Greqisë.

Sipas mediave greke,a doleshenjta kishte lënë një shënim ku shpjegonte arsyet e aktit të vetëvrasjes. 14-vjeçari  shprehej se jetonte në një botë të dominuar nga marrëdhëniet e sëmura.

Ajo tregonte se prej 3 muajsh  kishte një lidhje me një 43 vjeçar të  martuar dhe me fëmijë, pronari i një dyqani ushqimor në zonën ku jetonte vajza. Sipas autoriteteve, njerku e kishte rrahur vazhdimisht vajzën që kur kishte mësuar për këtë lidhje.

Pas ngjarjes së kobshme, policia greke ka arrestuar 43-vjeçarin, nën akuzat për keqpërdorim seksual me të mitur. Atij i janë gjetur edhe materiale kompromentuese, të cilat tregojnë se ka pasur raport seksual me të miturën.

 

Sondazh

Poll