Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Durrës. Një 50 vjeçe, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor dyshohet se është vetëvarur në tarracën e një pallati.
"Rreth orës 18:00, në tarracën e një pallati, në lagjen nr. 1, Durrës, është gjetur e pajetë, dyshohet e vetëvarur, shtetasja A. D., 50 vjeçe, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Mëngjesin e sotëm, në Komisariatin e Policisë Durrës, ka bërë kallëzim bashkëshorti i shtetases A. D., se ajo ishte larguar nga banesa në mëngjes dhe nuk ishte kthyer më.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit," njoftoi policia.
Sondazh
Poll