Një vajzë 18 vjeçare nga Gramshi ka ndërruar jetë në spitalin e Elbasanit pas një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Menjëherë ka nisur procedimi ndaj mjekes kirurge, J.K., 43 vjeçe, e cila ka realizuar operacionin.
Ndërhyrja ndaj pacientes Ketjona Ibrahimi, është bërë më datë 8 korrik por ndërroi jetë pak pas operacionit.
Nuk dihet ende lloji i operacionit por familjarët pasi ngjarjes dhe ceremonisë së varrimit, i janë drejtuar Prokurorisë së Elbasanit për “mjekim të pakujdesshëm” nga ana e kirurges. Paraprakisht newsbomb.al mëson se 18 vjeçares i është bërë autopsia para se trupi t'i jepej familjarëve por rezultatet e autopsisë nuk janë bërë ende publike.
Priten të tjera detaje lidhur me shkaqet e kësaj ngjarjeje tragjike.