Gjendet i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij në Korçë një shtetas i seksit mashkull, rreth të shtatëdhjetave.
“Më datë 26.05.2017 jemi njoftuar se në lagjen nr 2 në Korçë,oborrin e banesës së tij, është gjetur i vdekur (dekompozuar), trupi i shtetasit S.S, rreth 70 vjeç”, bën me dije policia.
Sipas të dhënave paraprake rezulton se ky shtetas jetonte i vetëm në banesë. Në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune. Trupi i tij është dërguar drejt morgut të Spitalit Rajonal Korçë ku pritet ekpertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Grupi hetimor po punon për zbardhjeve e rrethanave të ngjarjes.