Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
72 %
2.6kmh
75 %
Sht
16 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Ngjarje e rëndë, 32-vjeçari qëllon me thikë policin në Fushë-Arrëz sapo mbyllet procesi i votimit (EMRAT)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një ngjajre e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Fushë-Arrëz rreth orësh 19:00.

Sapo ka mbaruar procesi i votimit një 32-vjeçar i identifikuar si Mikel LLeshaj, ka goditur me thikë një polic i cili ishte në krye të detyrës.

Lleshaj është një person me precedent të mëparshëm në fushën e vjedhjes dhe është konfliktuar me policin me pretendimin “që s’dua të të shoh polic”. Agresori ka qenë aty afër qendrës së votimit dhe mësohet se nuk i përket ndonjë subjekti politik.

Polici Gëzim Osmanaj është dërguar në spital për mjekim dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Fushë Arrëz/ Informacion paraprak

Më datë 25.04.2021, rreth orës 19:00, gjatë mbylljes së procesit të votimit, në momentin e mbërritjes në QV nr. 0399, është plagosur me mjet preres (thikë), punonjësi i Policisë G. O., i cili po dërgohet për mjekim në spitalin e Pukës.

Nga veprimet e para hetimore është bërë identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasi M. Ll., 32 vjeç, banues në fshatin Qafë Mali, Pukë dhe po punohet për kapjen e tij.

Në vendngjarje, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë , po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img