Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ngjarja tragjike te ‘Shefqet Ndroqi’, 29 vjeçari me Covid që u hodh nga kati i tretë kishte shtatë ditë në spital, infermierja shkoi të merrte ilaçin por s’e gjeti kur u kthye

Shkruar nga Newsbomb
Ngjarja tragjike te ‘Shefqet Ndroqi’, 29 vjeçari me Covid
Ilustruese

Detaje të reja zbardhen nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur mëngjesin e sotëm te “Shefqet Ndroqi”, ku një 29 vjeçar i infektuar me Covid është hedhur nga kati i tretë i spitalit dhe ka ndërruar jetë në vend.

29 vjeçari ishte i shtruar në spital prej 7 ditësh, dhe mësohet se gjendja e tij shëndetësore po shkonte drejt shërimit.

Ngjarja ka ndodhur sa hap e mbyll sytë, në orët e para të mëngjesit. Infermierja ka shkuar në dhomën e tij për t’i bërë injeksionin, por është larguar për të marrë një tjetër medikament që s’e kishte me vete.

Në atë moment i riu është ngritur nga krevati dhe është hedhur nga dritarja. Kur infermierja është kthyer, ajo s’e ka gjetur pacientin në dhomë.

Ndërkohë ende nuk ka një njoftim zyrtar nga spitali dhe policia, mbi arsyet që mund ta kenë shtyrë të riun drejt këtij akti të rëndë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll