Hapësire reklamuese

Rajoni

Ngjarja tragjike në Deçan, reagon kryeministri Rama: Ngushëllime vëllazërore familjeve, jetët e marra nga plumbat e një egërsie na kanë brengosur të gjithëve

Shkruar nga Newsbomb
Ngjarja tragjike në Deçan, reagon kryeministri Rama:

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi pasditen e sotme në Deçan, ku 4 persona, mes tyre 2 nxënës, mbetën të vdekur si pasojë e një sulmi me breshëri armësh ndaj autobuzit me të cilin ata po udhëtonin.

Rama u ka shprehur ngushëllime fasmiljarëve të viktimave, teksa shprehet se jetët e marra nga plumbat e një egërsie që meriton ndëshkimin ekstrem të drejtësisë, na kanë brengosur të gjithëve.

“Jetët e marra në Kosovë nga plumbat e një egërsie që meriton ndëshkimin ekstrem të drejtësisë, na kanë brengosur të gjithëve. Ngushëllime vëllazërore familjeve të goditura në zemër nga humbja absurde. Kurajo e mbështetje institucioneve të Kosovës në këtë moment sfidues”, shkruan Rama.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.