Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
31 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Ngjarja tragjike/ 25-vjeçarja vrau 5 fëmijët e saj, i vuri flakën shtëpisë dhe më pas vrau veten (ZBARDHEN DETAJET)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

39031bb2cb46de2a744074163ce0d78b

Pesë fëmijët e gjetur të vdekur muajin e kaluar në një shtëpi që u shkrumbua nga flakët në West Virginia, SHBA, ishin qëlluar për vdekje nga nëna e tyre, e cila kishte vizatuar një vizë të kuqe në fytyrë dhe kishte shkruar një letër ku pranonte aktin e rëndë.

Ajo pretendonte se nuk kishte arritur të mundte “demonët” që e kishin pushtuar. Gruaja shkruante se kishte kërkuar ndihmë, por nuk kishte marrë asgjë.

Sherifi i qytezës së Greenbrier, Bruce Sloan tha se 25-vjeçarja Oreanna Myers vrau me armë tre djemtë e saj biologjikë dhe dy djemtë e bashkëshortit nga një martesë e mëparshme, në shtëpinë e tyre në Williamsburg. Shaun Dawson Bumgarner, 7 vjeç, Riley James Bumgarner, 6 vjeç, Kian Myers, 4 vjeç, Aarikyle Nova Myers, 3 vjeç dhe Haiken Jirachi Myers, 1 vjeç ishin fëmijët që u vranë, raportojnë mediat e huaja.

Trupat e tyre u gjetën me plumba në kokë, brenda shtëpisë, kurse Myers u gjet jashtë pranë një tavoline pikniku. Pushka ‘shotgun’ e përdorur për vrasjet u gjet pranë nënës. Bashkëshorti i Myers, Brian Bumgarner, po qëndronte me të afërm gjatë javës. Disa mesazhe mes Myers dhe bashkëshortit të saj tregonin se mes tyre kishte një “burim të thellë konflikti”.

“Nuk do të gjesh gjë tjetër kur të kthehesh përveç kufomave. Askush nuk e vret mendjen, përse duhet ta vas unë?” i shkruante Myers bashkëshortit. “Paratë shkojnë e vijnë, por unë nuk zëvendësohem. Lutem e qaj për ndihmë por nuk më ndihmon askush. Duhet të kujdesem për shëndetin tim mendor, me ndihmo se nuk më bëhet vonë për asgjë”, shkruante gruaja.

Në shënimin e lënë nga e reja shkruhej: “Nuk është faji i askujt përveç meje. Demonët fituan kundër meje, më vjen keq që nuk isha mjaftueshëm e fortë”.

“Më vjen keq Brian”, i shkruante ajo bashkëshortit. “Nuk isha mjaftueshëm e fortë për ty apo për këtë familje. Koka ime është e … . Nuk isha mjaftueshëm e fortë për të luftuar demonët, këput, shtyp, qëllo. Jam e shkatërruar. Më vjen keq që dështova me ty dhe djemtë e tu të bukur. Nuk isha aq e fortë”, shkruhej në letër.

Sherifi tha s gruaja kishte vendosur tre letra në një qese plastike të ngjitura në xhamin e makinës, ku shkruheshin numrat e telefonit të të afërmve, një testament, dhe nje pranim i krimit.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img