Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ngjarja në Zall Herr, flet autori: Qëllova për vetëmbrojtje, më prenë rrugën

Shkruar nga Newsbomb

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja që ndodhin mbrëmjen e djeshme ku një komando plagosi me pistoletë 26 vjeçarin Rexhep Qefalia dhe goditi me qytën e saj 23 vjeçarin Redi Myrto.

Mësohet se sherri kishte ka nisur mes Klodian Beshirit dhe Daniel Myrtos, për motive pronësie.

Daniel Myrto është vëllai i Redi Myrtos, i cili u godit me qytën e pistoletës.

Klodian Beshiri ka qenë i shoqëruar nga gruaja e tij, dhe kur ka parë djemtë që i janë afruar ka nxjerrë pistoletën dhe ka plagosur në kofshë Rexhep Qefalinë, ndërsa më pas ka goditur me qytën e pistoletës Redi Myrtajn.

Para uniformat blu Beshiri është shprehur se ka qëlluar me armë për vetëmbrojtje, pasi ata i kishin zënë rrugën.

bëhet me dijen se personat e plagosur fatmirsisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll