Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
65 %
1.5kmh
0 %
Enj
15 °
Pre
18 °
Sht
19 °
Die
16 °
Hën
17 °
E enjte, 30 Mars, 2023

Ngjarja në Shkodër, Policia: Një person qëlloi me armë nga makina, dallohet nga kamerat e rrugës

Lajme të ngjashëm

Policia e Shkodrës ka dhënë informacion lidhur me të shtënat me armë të raportuara mbrëmjen e sotme në lagjen “Skënderbeg” të qytetit.

Sipas policisë, një person ende i paidentifikuar, ka nxjerrë dorën nga makina teksa ishte në ecje dhe ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Plumbi ka rënë në dritaren e një banese në katin e tretë, fatmirësisht pa lënduar njeri.

Policia thotë se momenti është kapur nga kamerat e vendosura buzë rrugës, dhe tashmë po hetohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 14.12.2022, rreth orës 20:00, një shtetas ende i paidentifikuar, duke qarkulluar me automjet, në rrugën “Hilë Mosi”, në lagjen “Skënderbeg”, në ecje e sipër ka qëlluar një herë, me armë zjarri, në ajër. Si pasojë predha e plumbit ka rënë në dritaren e katit të tretë të banesës së shtetasit P. S., 57 vjeç. Nga rënia e predhës nuk ka mbetur i dëmtuar asnjë person.

Grupi hetimor ka sekuestruar menjëherë pamjet e kamerave të rrugës, në të cilat dallohet drejtuesi i automjetit që ka qëlluar një herë me armë zjarri, në ajër. Vijojnë veprimet, nën drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës dhe janë ngritur pika kontrolli, në të gjitha rrugët, me qëllim bllokimin e automjetit dhe kapjen e autorit.

Më shumë