Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
93 %
1kmh
0 %
Die
10 °
Hën
9 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
9 °
E diel, 29 Janar, 2023

Ngjarja në Poliçan, Ministria e Mbrojtjes: Dy çekë hynë brenda tuneleve, gratë qëndronin jashtë rrethimit (DETAJET)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria e Mbrojtjes thotë se ka ndaluar katër shtetas çekë, këtë herë në fabrikën e armëve të Poliçanit në Berat.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:40, kur Policia Ushtarake dhe ajo e Shtetit kanë vënë re lëvizje të dyshimta. Pas kontrollit në zonë është konstatuar se dy shtetas nga Çekia kishin hyrë në një prej tuneleve të fabrikës.

Rreth orës 12:30, policia ka konstatuar edhe dy bashkëshortet e çekëve, të cilat ndodheshin rreth 1.5 kilometra larg tuneleve dhe rrethimit të repartit.

Kujtojmë se ngjarja vjen vetëm një ditë pas incidentit në uzinën ushtarake të Gramshit, ku u ndaluan dy shtetas rusë dhe një ukrainas që tentuan të hynin brenda zonës së ndaluar.

Çekët janë duke u marrë në pyetje nga një grup i posaçëm i ngritur për këtë çështje.

Një prej turistëve çekë duke u kontrolluar nga forcat e policisë
Një prej turistëve çekë duke u kontrolluar nga forcat e policisë

 

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:

Rreth orës 08:40 të mëngjesit të sotëm, tek një nga tunelet në Uzinën e Poliçanit, janë konstatuar lëvizje të personave të paidentifikuar.

Menjëherë Policia Ushtarake në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë izoluar hyrjet e tuneleve të cilët janë pothuaj se të gjithë komunikues me njëri tjetrin dhe pas kërkimeve kanë ndaluar dy persona me kombësi çeke.

Rreth orës 12:30 në distancë 1.5 km larg tuneleve jashtë perimetrit të rrethimit të repartit u konstatuan dhe shoqëruan edhe dy shtetase te kombësisë çeke, bashkëjetuese të dy shtetasve të mësipërm.

Personat e mësipërm janë ndaluar dhe aktualisht vazhdojnë procedurat nga autoritetet e sigurisë në vend.

Më shumë


spot_img








spot_img