Tirana
light rain
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
87 %
3.6kmh
100 %
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
17 °
Sht
13 °
E martë, 28 Mars, 2023

Ngjarja në Ksamil, i akuzuari dëshmon në gjykatë: Kërkoj hetim të rregullt, kontrolloni dhe skafet e tjerë

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Sarandës ka lënë në fuqi kërkesën e Prokurorisë, duke dhënë burg me afat 45 ditë të dyshuarin për aksidentin me pasojë vdekjen e turistes ruse.

 31-vjeçari Ermal Fataj, në fjalën e tij para trupit gjykues, kërkoi hetim të plotë për zbardhjen e së vërtetës për vdekjen e turistes 15-vjeçare, Kseniia Roik

“Nuk kam hasur me mjetin tim atë ditë në ndonjë trup apo në ndonjë send për të kuptuar se kisha aksidentuar njeri. Nëse do të kisha kuptuar për aksident, do të kisha ndaluar dhe do të kisha dhënë ndihmë”, u shpreh Fataj para trupit gjykues.

 31-vjeçari gjithashtu kërkoi hetim të drejtë, si dhe bëri thirrje që pjesë e analizave shkencore të mos jetë vetëm skafi i tij, por edhe mjetet e tjera lundruese që ishin në zonën ku ndodhi aksidenti.

 “Nuk e kam kuptuar nëse e kam goditur, kërkoj hetim të rregullt. Kërkoj drejtësi”, është shprehur 31-vjeçari.

Gjykata dha vendimin me 45 ditë burg, me qëllim pritjen e aktit të ekspertimit. Gjergj Imeraj, avokati mbrojtës i të arrestuarit, deklaroi në përfundim të seancës se klienti i tij ka kërkuar nga trupi gjykues që të kryhen analizat e nevojshme për të gjitha mjetet lundruese që kanë lëvizur në atë zonë ditën e ngjarjes.

“I ndaluari kërkoi vetë që të hetohet gjithë veprimtaria dhe lëvizja e skafit të tij atë ditë, ku është i bindur se nuk është mjeti i tij që ka goditur të miturën ruse. Ai kërkoi që jo vetëm skafi i tij, por të gjitha mjetet e lundrimit të asaj dite dhe atij momenti të merren në analizë e të shihen plagët e lëna te trupi i të dëmtuarës”, u shpreh avokati.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 21 korrik, në Ksamil, në vendin e quajtur “3 Ishujt”

Më shumë