Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ngjarja në Krujë, nëna pasi hodhi foshnjën në lumë, u kthye në banesë dhe nisi punët

Shkruar nga Newsbomb
Ngjarja në Krujë, nëna pasi hodhi foshnjën në

Gazetarja Glidona Daci ka zbardhur detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të shënuar ditën e djeshme në Krujë, ku nëna 42-vjeçare futi në qese plastike beben e porsalindur dhe e hodhi në lumin e Tapizës.

Gazetarja shprehet se pasi nëna 42-vjeçare ka hedhur fëmijën është kthyer në banesë dhe ka nisur të bëjë punët e përditshme, por në një moment ka humbur ndjenjat.

Ka qenë vajza 21-vjeçare që ka marrë nënën dhe e ka dërguar në spital, ku mjekët kanë zbuluar se vetëm pak orë më parë gruaja ka sjellë në jetë fëmijën. E pyetur se ku është foshnja gruaja ka refuzuar të flasë, ndërsa më pas është shprehur se fëmija ka lindur pa shenja jete. Ndërkaq familjarët e 42-vjeçares janë shprehur se nuk kanë qenë në dijeni për shtatzëninë.

“Ka pasur dëshmi shumë kontradiktore. Pas lindjes së fëmijës ku ajo thekson se ka qenë e vetme, pretendon se foshnja ka lindur pa shenja jete dhe ajo e ka futur në një qese plastike dhe e ka hedhur në lumin e Tapizës. Pas kësaj ajo është rikthyer në shtëpi dhe ka nisur punët e përditshme të shtëpisë. Në një moment ka humbur ndjenjat dhe vajza e madhe, 21 vjeçe, e ka çuar në spital. Mjekët kanë konstatuar se ajo kishte kryer një lindje dhe është pyetur për foshnjën dhe nuk ka pranuar të flasë. Kjo ka bërë që spitali të alarmojë policinë. Pas insistimit të policisë më vonë ajo ka treguar se ku e ka hedhur foshnjën gjithmonë duke pretenduar se foshnja ka lindur pa shenja jete.

Bashkëshorti, por edhe fëmijët e tjerë mohojnë të kenë ditur se 42-vjeçarja ka qenë shtatzënë. Duhet theksuar se ata jetonin në skamje dhe i vetmi që punonte ishte bashkëshorti që punonte ku të gjente punë. Dy nga fëmijët ishin ende në shkollë. Ajo është arrestuar për vrasjen e foshnjës dhe ekspertiza do të zbulojë nëse foshnja ka lindur vërtetë pa shenja jete apo është asfiksuar më vonë”, u shpreh gazetarja për “Open” në "News24".

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese