Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1kmh
0 %
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
24 °
Hën
24 °
E enjte, 6 Tetor, 2022

Ngjarja në Himarë, Ngjela: Vrasje me dashje, të ashpërsohet kodi penal

spot_img

Lajme të ngjashëm

Avokati Spartak Ngjela e cilëson si vrasje me dashje, ngjarjen e ndodhur në Potam të Himarës dy ditë më parë, ku një 7-vjeçare u përplas për vdekje nga një skaf.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Ngjela u shpreh se duhet ashpërsuar kodi penal, pasi ka një rritje të kriminalitetit në Shqipëri.

“Është vrasje me dashje, nuk është vrasje nga pakujdesia. Duhet ashpërsuar kodi penal. Parandalimi është në funksion të masës së dënimit. Pse është rritur kriminaliteti në Shqipëri? Krimi paguan pushtetin gjyqësor dhe del jashtë. Është ashpërsimi i goditjes penale që krijon parandalimin. Është gjëja kryesore parandalimi”, theksoi ai.

Këtë të enjte u zhvillua një protestë për vdekjen e 7-vjeçares, ku qytetarë të shumtë protestuan para godinës së Ministrisë së Brendshme, Kryeministrisë dhe më pas Presidencës.

Ata deklaruan se të hënën e 8 gushtit do të zhvillohet sërish një protestë para godinës së Kryeministrisë.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img