Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
0 %
Sht
33 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
39 °
Mër
40 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Ngjarja në galerinë në Martanesh, flet Lefter Alla: Ka pasur probleme me gazrat në minierë, kanë dalë të gjithë, kemi vetëm një person jo mirë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla ka folur në lidhje me ngjarjen në minierën e kromit në Martanesh.

Ai u shpreh se në minierë ka pasur një incicent me gazrat që ka sjellë edhe asfiksimin e puntorëve.

Ndër të tjera Alla u shpreh se asnjë minator nuk ka mbetur i bllokuar, ndërsa pjesa e çlirimi i gazrave në minierë është pjesë e punës dhe nuk ka të bëjë me kushtet teknike.

“Ka qenë brigada e turnit të parë në minierën e Martaneshit ku brenda duke punuar ka pasur probleme me gazrat dhe të gjithë kanë dalë jashtë, kemi vetëm një person jo mirë, por sipas mjekëve është jashtë rreziku për jetën dhe po dërgohet për në Tiranë.

Kanë qenë gazrat që kanë shpërthyen në minierë, dhe këto gazra janë pjesë e punës në minierë dhe nuk ka të bëjë me kushtet teknike, kjo ka ndodhur sot, edhe pse ndodhin rrallë”, tha Alla.

Më shumë

spot_img
spot_img