Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ngjarja në burgun e Peqinit, Berisha: Dëshmi se në narkoshtetin e Ramës sundon krimi

Shkruar nga Newsbomb
Ngjarja në burgun e Peqinit, Berisha: Dëshmi se në narkoshtetin e

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas situatës së krijuar në burgun e Peqinit, ku një i burgosur qëlloi për vdekje Arben Lleshin.

Berisha shkuan se kjo është një tjetër dëshmi se në narkoshtetin e Edi Ramës, sundon krimi, madje hedh auldime se autori Sokol Mjacaj mori peng edhe familjarë të të burgosurve.

“Krimi në timon.

Ekzekutohet në burgun e sigurisë më të lartë, në Peqin, i burgosuri Arben Lleshi.

Të dashur miq, i dënuari për jetë për vrasje Sokol Mjacaj ekzekutoi me armë zjarri në burgun e sigurisë më të lartë të vendit, të burgosurin për jetë Arben Lleshi dhe plagosi të burgosurit Ilir Xhakja dhe Indrit Shaqja. Vrasësi mori peng edhe familjarë të të burgosurve.

Thuhet se vrasja është me porosi.

Duke dënuar me forcën më të madhe këtë krim të rëndë, shtoj se ngjarja e denjë për filmat horror, dëshmon qartë se në narkoshtetin e Edi Ramës gjithçka sundohet nga droga dhe krimi të cilat vendosin kudo në këtë vend, duke filluar nga zyra e kryeministrit tek qelitë e burgjeve të sigurisë më të lartë të vendit,”shkuan Berisha.

Viktima Arben Lleshi është ekzekutuar me tre plumba brenda qelisë së tij. Autori Sokol Mjacaj ka shkuar në Godinën B, në seksionin 2 të posaçëm dhe pasi e ka thirrur në emër, i ka thënë “Arben Lleshi dil”.

Ndërsa, i plagosur mbeti Indrit Shaqja, i cili është qëlluar aksidentalisht në këmbë. Ai është dërguar për ndihmë të specializuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas ngjarjes, Sokol Mjacaj nuk ka pranuar të dorëzohet dhe është dashur ndërhyrja e forcave RENEA për ta neutralizuar.

Më herët Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dha një deklaratë për mediat lidhur me ngjarjen e rëndë. Fjalën e tij ministri Manja e nisi duke i shprehur ngushëllime familjarëve të Arben Lleshit dhe i uroi shërim të shpejtë të burgosurit tjetër. Gjithashtu, ai i bëri thirrje të gjithë familjarëve të përsonave që vuajnë dënimin në burgjet e Shqipërisë, duke i garantuar të qëndrojnë të qetë pasi çdo gjë është nën kontroll.

Teksa nuk dha detaje për dinamikën e ngjarjes apo dhe mënyrën se si arma u fut brenda ambienteve të burgut, Manja u shpreh se autori i kësaj ngjarje aktualisht po merret në pyetje nga Prokuroria, teksa theksoi se gjatë kësaj ngjarje nuk është cënuar asnjë nga efektivët e policisë apo dhe personeli që shërbejnë në këtë burg.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese