Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
93 %
1kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
17 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Ngjarja e tmerrshme e 8-Marsit me një grua në Urën Vajgurore

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ndërsa këtë 8 Mars ngrihej lart kulti i gruas dhe nënës, një 63-vjeçare në Urën Vajgurore ka rënë pre e dhunës barbare nga djali dhe bashkëshortja e tij.

Ngjarja është shënuar në fshatin Poshnje. Shpresa Kuci ka denoncuar në polici dhunën me grushte e shkelma nga i biri, Fitim Kuci, 41 vjeç, i cili është vënë në pranga dhe bashkëshortja e tij, 27-vjeçarja Fatmira Kuci, të cilën policia e ndalon t’i afrohet të moshuarës. 

Por pavarësisht urdhrit të mbrojtjes, sipas burimeve të News 24, e moshuara dhe nusja e djalit një ditë më pas jetojnë të të njëjtën banesë. 63-vjeçarja me shenja në fytyrë dhe kokë rrëfen se u dhunua nga djali e nusja pasi nuk pranoi të kujdesej për fëmijët, për shkak se është sëmurë.

E moshuara apelon shtetin të largojë nusen e djalit nga banesa, pasi ndihet e frikësuar. Ndërkohë nusja, Fatmira rrëfen se është e detyruar të thyejë urdhrin e mbrojtjes, pasi nuk ka ku të jetojë.

Në një tjetër version të ngjarjes, Fatmira deklaron se situata u acarua pasi e moshuara hodhi fëmijën 6 muajsh të çiftit në tokë. 27-vjeçarja deklaron se ajo është dhunuar vazhdimisht nga vjehrra e saj.

Familja Kuci jeton në kushtet e varfërisë në banesën e tyre në fshatin Poshnje, mes konflikteve të vazhdueshme familjare, të gjeneruara nga marrëdhënia vjehrrë-nuse. Fitimi dhe Fatmira, me një diferencë të madhe në moshë, janë prindër të dy fëmijëve të mitur. Martesa e parë e secilit prej tyre përfundoi në divorc.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img