Tirana
broken clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
78 %
1.5kmh
75 %
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
37 °
Hën
38 °
Mar
31 °
E premte, 6 Gusht, 2021

Ngjarja e rëndë në Velipojë, Braçe: Ka ardhur koha që shteti të marrë atë që i takon (Nuk le pa IRONIZUAR Metën dhe Bashën)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Në lidhje me vrasjen e katërfishtë që tronditi mbrëmjen e djeshme Velipojën ka reaguar edhe zëvëndës kryeministri, Erion Braçe.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe shkruan se prej 30 vitesh është thënë se privati e menaxhon më mirë atë që është e shtetit, por sipas tij e vetmja gjë që ka ndodhur është vetëm shkatërrim, ndërtime pa leje, çmime luksi duke u bërë zot me bregun e shtetit.

Sipas Braçes ka ardhur koha që shteti të marrë atë që i takon , atë që është publike për ta menaxhuar me mënyrën e vetme, duke i shërbyer qytetarëve kudo, si atyre vendas dhe qytetarëve të huaj.

Ndër të tjera ai nuk ka lënë pa përmendur as reagimet nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta i cili ironizon duke u shprehur se janë pjesë e urrejtjes dhe grabitjes kombëtare dhe gjithçkaje publike, duke filluar në Qerret për të vazhduar më pas grabitjen sipas tij në Hamallaj dhe Lalëz.

“Nderkohe, lexova postimet e dy udheheqesve te larte qe jetojne brenda ketij realiteti, madje jane mbreter te tij; JANE PJESE E URREJTJES DHE GRABITJES KOMBETARE NDAJ GJITHCKAJE PUBLIKE,  NE FILLIM NE QERRET E TANI NGA HAMALLAJ NE LALEZ! Sarajet e tyre flasin dhe nga sarajet e tyre nuk bejne dot gjyq!”, shkruan Braçe.

Postimi i Plotë:

30 VITE QE NA MBYTEN ME: PRIVATI E MENAXHON ME MIRE ATE QE ESHTE E SHTETIT!

Keshtu thone per tokat shteterore, keshtu thone per kullotat, keshtu thone per pyjet,

keshtu thone per ujrat, keshtu thone per bregun, keshtu thone per detet e liqenet, lumenjte; Keshtu thane per fabrikat dhe i shkaterruan,  keshtu thane per hidrocentralet dhe i shiten,  keshtu thane per ndermarrjet bujqesore, serat ne to dhe  i rrafshuan, keshtu thane per bregdetin dhe e mbollen me ndertime pa leje, vazhdojne akoma;

Keshtu thane edhe per plazhet dhe thjesht i zaptojne duke treguar forcen me shtetin e njeri tjetrin;

Edhe kur i marrin me leje i vene cmimin e luksit nje cadre apo pa turp ja shesin te tjereve duke bere si zot me bregun e shtetit! TANI ESHTE KOHA QE SHTETI TE MARRE ATE QE KUDO NE BOTE ESHTE E SHTETIT, ATE QE ESHTE PUBLIKE,  TA MENAXHOJE NE NJE MENYRE, E VETMJA:

TE SHERBEJE PER QYTETARET, VENDAS E TE HUAJ, SI KUDO! Pjesa tjeter ka te bej me ate qe thashe dy muaj te shkuar; BETEJA ME ARMET DHE TE ZOTET ESHTE CESHTJE VULLNETI E INSTITUCIONEVE NGA POLICIA TEK PROKURORIA E GJYKATA; LIGJI ESHTE, I ASHPER MADJE! Nderkohe, lexova postimet e dy udheheqesve te larte qe jetojne brenda ketij realiteti, madje jane mbreter te tij; JANE PJESE E URREJTJES DHE GRABITJES KOMBETARE NDAJ GJITHCKAJE PUBLIKE,  NE FILLIM NE QERRET E TANI NGA HAMALLAJ NE LALEZ! Sarajet e tyre flasin dhe nga sarajet e tyre nuk bejne dot gjyq!

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img