Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ngjarja e rëndë në Divjakë, flet vëllai i autorit: Ishin dobët nga ekonomia, tani njerëzit pinë ndonjë dopio dhe mund të kenë ndërruar ndonjë llaf

Shkruar nga Newsbomb
Ngjarja e rëndë në Divjakë, flet vëllai i autorit:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Divjakë ku një burrë vrau gruan dhe më pas i dha fund jetës.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka folur edhe vëllai i autorit, i cili është shprehur se familja kishte probleme ekonomike.

Ai ndër të tjera hodhi dyshime se autori mund të ishte edhe i pirë, por kushëriri e mohoi duke thënë se nuk pinte më alkool pasi e dëmtonte.

“Më lajmëruar mua, me thanë hajde se është bërë diçka. Ata ishin dobët nga ekonomia. Unë si vëllai i madh nuk kam dëgjuar gjë. Nuk kam dëgjuar gjë të ketë ushtruar dhunë. Po të ishte për dhunë do vinte te unë, pasi jam më i madhi nga këta. Ne jemi 5 vëllezër.

Armën di që e ka pasur me leje, por një nga këta policët thanë se nuk del në sistem. E ka blerë shumë vite më parë. Tani, njerëzit pinë ndonjë dopio, teke, dhe mund të ketë ndërruar ndonjë llaf”, është shprehur i vëllai.

Kujtojmë që pasditen e djeshme  Hekuran Rrasa 58-vjeç vrau me armë zjarri bashkwshorten Fëllënxa Rrasa 45-vjeçe dhe më pas i dha fund jetws.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu