Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
2.1kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
34 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Ngiti peshë “Eurovisionin” dhe “rrëmbeu” zemrat e të gjithëve, Anxhela Peristeri e thotë me zë të lartë: Shqipëria e meriton!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Anxhela Persiteri mbrëmjen e djeshme ngriti “peshë” skenën e “Eurovision” dhe bëri që të gjithë të thoshin njëzëri “waw”.

Zëri i fuqishëm i Anxhelës dhe një performancë e menduar deri në detajin më të vogël bëri që zemrat e të gjithë europianëve të “rrëmbeheshin” nga “Karma” dhe të çonin direkt në finale Shqipërinë.

Pas përfundimit të kësaj nate magjike për Anxhelën dhe të gjithë shqiptarët, këngëtarja i është përgjigjur pyetjeve në konferencën për shtyp të mediave. Për çdo shtet ka tre pyetje, një nga gazetarët e vendit konkurrues, mediat ndërkombëtare dhe ato online.

Pyetja e gazetares shqiptare: Si ndihesh, pasi ishe e vetme në skenë dhe ja dole që e gjithë Europa të votojë për ty dhe Shqipëria të jetë në finalen e madhe?

Anxhela Peristeri: Nuk kam fjalë të përshkruaj ndjenjat e mia tani. Ishte mahnitëse, sepse isha e para dhe nuk e prisja këtë. I dua të gjithë shqiptarët që më votuan, të gjithë shtetet europiane, jam shumë mirënjohëse. Ndihem shumë e lumtur tani. Faleminderit!

Shtypi ndërkombëtarë përfaqësuar nga Polonia: Si është “Karma” jote tani?

Anxhela Peristeri: E dua “Karmën” time, do të jem një njeri i mirë për pjesën e mbetur të jetës…

Ndërsa nga gazetarët e mediave online pyetja ishte: Si ndihesh tani që Shqipëria është për herë të tretë radhazi në finalen e madhe të “Eurovision”.

Anxhela Peristeri: Ndihem e lumtur, sepse Shqipëria e meriton, jemi një vend i vogël, por kemi artistë shumë të mirë. Të gjithë duhet ta njohin vendin tonë dhe muzikën tonë.

Anxhela tani pritet që të performojë sërish më 22 maj dhe pse jo mos sigurojmë dhe fitoren, në fund të fundit ashtu si dhe Anxhela e tha e meritojmë, Shqipëria e meriton.

Më shumë

spot_img
spot_img