Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
28 %
3.6kmh
0 %
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
8 °
E diel, 23 Janar, 2022

Ngërçi politik, raportuesit e Këshillit të Europës thirrje palëve për zgjidhje

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Raportuesit e Këshillit të Europës, pas vizitës në Tiranë, i bënë thirrje partive politike që të gjejnë një zgjidhje rreth krizës politike.

Andrej Hunko (Gjermani UEL) dhe Joe O’reilly (Irlandë, EPP/CD), bashkë-raportuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), thanë se opozita duhet që të angazhohet për reformën zgjedhore.

‘Ne ritheksojmë qëndrimin tonë se parlamenti është forumi për dialog dhe diskutim politik, dhe për këtë arsye bojkotimet dhe djegia e mandateve nuk duhet të kenë vend në një shoqëri demokratike. Në të njëjtën kohë, mazhoranca duhet të angazhohet në dialog të mirëfilltë me opozitën për reformat e rëndësishme dhe sfidat politike me të cilat po përballet vendi.

Të gjitha forcat politike, përfshirë opozitën parlamentare dhe jashtëparlamentare, duhet të përfshihen plotësisht në procesin e reformës zgjedhore në mënyrë që të adresojnë mangësitë e shënuara gjatë zgjedhjeve të kaluara, dhe të vendosin një herë e përgjithmonë një kornizë për zgjedhje demokratike.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme në lidhje me krijimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila mund të luajë një rol të rëndësishëm në zbutjen e tensionit politik, pasi aktualisht nuk ka ndonjë arbitër të pavarur që të vendosë për kushtetutshmërinë e vendimeve dhe rezultatin e tyre nga autoritetet e ndryshme, janë shprehur dy bashkë-raportuesit për Shqipërinë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img