Hapësire reklamuese

Aktualitet

'Ngërçi' politik në vend, kreu i OSBE: Djegia e mandateve e paprecedentë, nuk nxisim bojkotin zgjedhor

Shkruar nga Newsbomb

Kreu i OSBE në Shqipëri, Bernard Boschard ka folur lidhur me 'ngërçin' politik në vendin tonë.

 Ai e quajti një shembull të keq për rajonin djegien e mandateve.

Sipas Boschard, duhet të ketë dialog mes partive për reformën zgjedhore.

'I bëj thirrje partive të sjellin listat e kandidatëve. Ne nuk nxisim aspak bojkotin zgjedhor. Për shumë kohë Shqipëria ka qenë shtylla apo simbol i stabiltetit në rajon dhe tani shohim një veprim në parlament që nuk ka precedentë', u shpreh Boschard.

Nëse opozita i bojkon zgjedhjet, a do t’i njohë OSBE si të ligjshme?

Kjo është diçka që unë nuk e parashikoj dot. Ne pikë së pari e shkurajojmë dhe nuk nxisim aspak bojkotin zgjedhor. Për shumë kohë Shqipëria ka qenë shtylla, apo simbol i stabilitetit në rajon. Tani ne shohim një veprim në parlament, i cili nuk ka precedentë. Është kritikuar nga gjithë komuniteti ndërkombëtar. Pse? Sepse ndez fitilin, që vë flakën pastaj në gjithë sistemet parlamentare. Pyetja e radhës do ishte kur do kemi parlamentin që e ka mandatin për 4 vjet dhe ta mbyllë për 4 vjet.

Kësaj radhë politikanët e dogjën në 2 vjet, radhës tjetër mund të gjejnë argumente për të marrë një vendim të tillë edhe pas 8 muajsh, ky do të ishte shembull shumë i keq për të tërë rajonin. Ju e dini se në shumë vende ka opozita që bojkoton parlamentin, por kjo nuk funksion se nuk është fare thelbi i demokracisë parlamentare.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.