Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
28 %
1.5kmh
0 %
Enj
24 °
Pre
24 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
31 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Ngërçi për Zgjedhoren, Rama distancohet: Do ndiqen rekomandimet e OSBE! Thumbon takimin e Bashës me ambasadorët (E PLOTË)

spot_img

Lajme të ngjashëm

6a705891efd38b42f0e299846a68455a

Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës për Reformën Zgjedhore, pasi nuk u  arrit një marrëveshje duke kaluar dhe afatin e fundit që ishte 31 maji.

Rama në një komunikim me gazetarët, teksa u pyet nëse do të përmbushen kërkesat e opozitës, për të arritur një marrëveshje për Zgjedhoren, tha do të repektohen rekomandimet e OSBE.

Sakaq kryeministri ndonëse tha se s’do të flasë tani për këtë çëshjte, ka komentuar lëvizjet e ambsadorëve dje të cilët zhvilluan një takim me kreun e PD Lulzim Basha me në fokus Refomën. Ai thotë se i vjen keq që në 2020 në Shqipëri “hyjnë e dalin ambasadorë nëpër seli për një çështje që ka interes të përbashkët për të dyja palët”.

“Sa i përket reormës i kam thënë ata që kam pasur për të thënë. Është shumë e thjeshtë. Do ecim mbi bazën e rekomnadmeve të OSBE dhe nuk është një shkencë se janë gjëra të rishkruara ku më e përsëritura është depolitizimi i administratës së zgjedhjeve. Ne jemi të hapur deri në fund për çdo gjë.

Për të ndihmuar janë përfshirë dhe partnerë miq të Shqipërisë nuk dëshiroj të bëj komente përpara se të flasin dëshmitarët. Kam diturinë e oplotë dhe kënvështriminn tim mbi ecurinë e procesit, por dueht të bëjmë sa më pak polemika e lagu se lagu, por duhet të përpiqemi për një produkt më të mirë.

Produkti është aty dhe i plotëson të gjitha kushtet. Në marrëveshje të gjitha palët kërkojnë gjithçka. Ka palë që mendojnë se me ligjine  reformës fitohen zgjedhjet. Jo ata fitohen me votën  e popullit. Është çështje respektimi standartesh dhe garantimi standardesh. Besoj e kemi bërë detyrën tonë por nuk duam të merremi me fjalë.

Me vjen keq që në 2020 ka ambasadorë që hyjnë dhe dalin nëpër seli për një interes të përbashkët. Do të duhet prej kohësh takim bërë vetë këtë por duke qenë se palët e tjera kanë nevojë për këtë element edhe për të pasur grabci edhe për të pasur nuk e di se çfarë ska problem. U jam mirënjohës miqve që janë përpjekur të na ndihmojnë. S’kam koment, nuk dua të bëj koment sot për këtë pasi mendoj se ka akoma të tjerë që duhet të flasin”, tha Rama.

Më shumë

spot_img