Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

"Ngela peng këtej", bisedat në SKY që zbardhin rolin e Ergys Dashit në Ekuador

Shkruar nga Newsbomb
"Ngela peng këtej", bisedat në SKY që zbardhin rolin e
Ergys Dashi, një 34 vjeçar nga Shqipëria mbeti i vrarë dy vite më parë në Ekuador. Ai ishte duke darkuar në një restorant në veri të këtij shteti mes 22-23 Janarit 2022, kur një person i maskuar u afrua dhe e qëlloi me 20 plumba duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Bisedat e zbardhura nga thyerja e rrjetit të komunikimeve sekrete "SKY ECC" javën e fundit, kanë zbuluar se ai ishte pjesë e grupit të Eralbi Breçanit, Ismail Zenelit, Besmir Muratit dhe Artan Sulejmanit. Megjithatë, ky nuk ishte grupi i vetëm ku Ergys Dashi bënte pjesë, referuar bisedave që tashmë i ka në dorë dhe drejtësia shqiptare, shkruan newsbomb.al. Siç thotë dhe vetë gjatë bisedave në një grup të përbashkët në rrjetin "SKY ECC" me shtetasit e lartpërmendur, Ergys Dashi i identifikuar me kodin "D**P" i frikësohej mundësisë që të mbetej peng në Ekuador sepse kishte marrë përsipër menaxhimin e dërgesave të kokainës për disa grupe kriminale. Shqiptarët, referuar të njëjtave biseda në rrjetin e komunikimeve sekrete, e quanin Ergys Dashin dhe me nofkën "Pika", "Elb" apo dhe "Elb Nisan". Ergys Dashi rezulton se është vrarë mbrëmjen mes datave 22-23 Janar 2022, ndërsa bisedat në rrjetin e komunikimeve sekrete "SKY ECC" që ka në dorë Prokuroria e Posaçme i referohen ndër të tjera si për rastësi datës 23 Janar 2021. Në këtë datë, një vit më pas Ergys Dashi ekzekutohet në mes të Ekuadorit. "Më datë 23.01.2021, në orën 23:10 zhvillohet bisedë ne grup chat-in me numer V6FGL7:59, ndërmjet përdoruesit Q3QNV9 i identifikuar si Ismail Zeneli, përdoruesit te STDEGI i identifikuar si Eralbi Breçani, përdoruesit V6RGL7 i identifikuar si Besmir Murtati dhe perdoruesit D**P, i identifikuar si Ergys Dashi", thuhet në dosjen që kanë në dorë tashmë autoritetet shqiptare. Si del dhe nga bisedat, një pjesë të së cilave newsbomb.al i sjell më poshtë, pavarësisht afrimitetit në dukje dhe miqësisë mes Ergys Dashit, Ismail Zenelit, Besmir Muratit dhe Eralbi Breçanit, edhe këta të fundit duket se e kishin humbur besimin te 34 vjeçari. Kjo për shkak se Ergys Dashi kishte marrë paratë dhe po vononte nisjen e ngarkesave me kokainë nga Ekuador. Në një moment gjatë bisedës në grup, Ismail Zeneli i identifikuar me kodin e përdoruesit Q3QNV9, habitet kur përdoruesi me kodin D**P i identifikuar si Ergys Dashi kërkon më tepër para. Më pas, biseda zbutet dhe Dashi ndërron temë. D**P: Vetem mani leket gati… Q3QNV9: Akoma don lek ti?.. V6FGL7: ??????? D**P: Jo jo doja me ta kalu booking per qef vetem ma e pa. se e di se ca duhet, nuk ka nevoj me te kalu booking, jam bo si drejtor… Nga këto komunikime mes anëtarëve të këtij grupi të trafikut të drogës, del qartë roli i Ergys Dashit si menaxher i nisjes së dërgesave me kokainë nga Ekuadori drejt Evropës. Po ashtu, pa dashur 34 vjeçari zbulon gjatë bisedës me anëtarët e tjerë grup chat-in me numër V6FGL7:59 se ishte duke koordinuar njëherësh disa dërgesa të disa grupeve kriminale. Me humor, Ergys Dashi u pohon shokëve se me aq shumë grupe sa ishte duke pritur për të mbaruar punë, mund të mbetej edhe peng në Ekuador. D**P: Hahaha me ag grupe sa jam tu prit un me e marojn punën, meqe u bo puna ngela peng ktej. Hahahah. V6FGL7: Nuk të len daja peng pooo ti nis punen se peng ste len gjall nbot e kemi Blind. Q3QNV9: Aty rri se s’ke mo lek pa ardhe punët… Në këtë moment në chat shkruan shtetasi Besmir Murati, i identifikuar me kodin e përdoruesit V6RGL7, i cili i thotë Ergys Dashit se sa të jetë "daja" (referuar Ismail Zenelit) ai nuk mbetet peng "gjallë në botë". Kurse shtetasi Ismail Zeneli, i cili në disa raste shfaq te anëtarët e tjerë mungesë besimi te Ergys Dashi, ndërhyn në këtë moment në bisedë dhe i thotë 34 vjeçarit se nuk do i dërgonin më para, pa nisur "punët" nga Ekuadori. "Punët" të cilave u referohet përdoruesi me kodin Q3QNV9 i identifikuar si Ismail Zeneli, janë ngarkesat e drogës që priteshin të niseshin nga Ekuadori nën koordinimin e shqiptarit Ergys Dashi. Q3QNV9: (audiofile) O djalok, ca kisha me te thane. Ka cu do video te njanit q po futna ne port per dit sikur i kam pas bo une reklame pikes. Pika ështe ngusht me bo reklam o shok, une zau reklama mo, une du pune. Ai s’eshte duke ngarku. Nese nuk ngarkon edhe këtë jave të ktheje lekt, zdu me ja pa surratin mo. V6FGL7: Po e kuptoj, Do e bej kte jav. Madje, në një komunikim me përdoruesin me kod V6FGL7 të identifikuar si Besmir Murati, Ismail Zeneli nuk e fsheh mungesën e dyshimit te Ergys Dashi dhe i thotë mikut të tij se ai nuk po ngarkonte drogë në Ekuador, ndaj duhet të kthente lekët. "Zdu me ja pa surratin mo", thotë Zeneli për Ergys Dashin.

Emrat nofkat, kodet në rrjetin SKY ECC dhe bisedat e zbardhura të grupit kriminal:

Ismail Zeneli (Q3QNV9) me nofkën “Daja”, Dajloki” dhe “Transporter”, Eralbi Breçani (S7DEGI) me nofkën “Boli” ose “Toni”, Besmir Murati (V6FGL7) me nofkën “Kukësi” dhe Ergys Dashi (D**P) me nofkën “Elb” ose “Elb nisan”. *** Më datë 11.01.2021, në orën 20:00, zhvillohet biseda ne grup chat-in me numër V6FGL7:59, mes përdoruesit Q3QNV9, i identifikuar si Ismail Zeneli, përdoruesit S7DEGI, i identifikuar si Eralbi Breçani, përdoruesit V6FCL7, i identifikuar si Besmir Murati dhe përdoruesit D**P, i paidentifikuar si Ergys Dashi. V6FGI7:  Hello everyone si jeni? A jeni mire? D**p: Si je vila? Cpb o Drejtor si të shkoj sot? Ça bohet me punën Drejtor? D**p: Si jeni çuna? Me këtë po merrem… Q3QNV9: Ktu jeni. Si jeni ju? D**P: Mos më pysni 100 her se do ju shkruj un direkt sa te kem vidion. Se këtë javë jemi top. Si le dajë? Ishalla po i bej punët… Q3QNV9: Vlla daja duke prit ty esht. Mundësin e fundit e kemi me qen mire me dajen esht kjo jave. S7DEGI: Ahhaha me dajen shpresojm të jemi mir, Dhe mbas ksaj jave mor Kuks. Punt shihen e vin shokt e mir duhet me ngel. V6FGL7: Poo mor shok jemi ne zbohet fjal. Pune po bejm. Se dhe daja, ka ca shok se punon. Se nuk esht bossi portit. Tani kot pun jan bohen bohen sbohen zbohen. Po pun do bejm ne, kjo është e sigurt. S7DEGI: Të gjith kemi qën në nevoj per lek por gjerat s’jan me buton o kuks se të ishin me buton do ishim shumm happy do ish jeta ma e bukur sec ësht. 000V6FGL7: Pa merak mor burr, Se punen e ben ne jemi shok dhe shok të fort. Kaq. Pooo kisha mhb e dajes. Se daja punen me ato tjere. D**p..* S7DEGI: Dajen e kena bish. Sa te lirohen rruget do shkoj pak aty ne Spanj te daja. V6FGL7: Dajen e kemi blind skemi ku gjejm si daja. Q3QNV: Ashtu qoft. V6FGL7: Joo se esht daja ktu dhe poo e them daja dhe (D**P) te dy kan dhen prova. Jemi shok kaq. Prandaj e ka grupi… STDEGI: Se m’kan then behet jet e bukur aty. Apo jo daje V6FGL7: Hahahaah. Une boli s’dum as video. Nisia dajes je regull. O pikaaa. Leje bolin ne ankh…. *** Më datë 13.01.2021, ne orën 20:40 shtetasi Ismail Zeneli duke përdorur Q3QNV9 komunikon me përdoruesin e V6FGL7, i identifikuar si Besmir Murtati. Ismail Zeneli: Mos u merzit, Ishallah na ngarkon pika, Dajlok. *** Më datë 17.01.2021, në orën 13:49 shtetasi Ismail Zeneli duke përdorur Q3QNV9 komunikon me përdoruesin e V6FGL7, i identifikuar si Besmir Murati. Ismail Zeneli i shkruan: Dajlok ga bone mirë, Kalojmë, qetsi. Qa thot (D**p)? I kam shkrujt, Dhe s’po me përgjigjet. Ok. *** Më datë 20.01.2021, në orën 15:06 zhvillohet bisedë në grup chat-in me numër V6FGL7:59. D**p: Si jeni çuna? Ca boni?.. V6FGL7: O Njateta Drejtor si je?.. S7DEGI-Mir D**p: Daje shife sinjalin te kam nis ca vidio se kam fut dje nji njeriun tim me bo proven se nesër hyjm me bo punen… S7DEGI: Ke zgjidh gje akoma? Sa do behet puna si qysh tek? D**p: Edhe i kam then me then emin tat daje. Mren ne port. Robi qe ka hy ëshë i joni dmth personi i besum i tios… D**p-audiofile: E kupton, ka hy me kamion ai dhe nesër do hyj edhe me pa punën, po i njejti njeri e kemi fut si punetor. Eshte rob i joni ai qe ka hy, shif videot, I ka bo mrena ato TPG ku do bohet puna… STDEGI: Sa do behet? Sa cop? Si do behet puna vlla? Sa kemi vlla sa cop n baz perqindjeve t plotesojm leket?.. D**p: 350 e para. Pastaj e dyta 80 dy pun bashk. Po… *** Më datë 20.01.2021, në orën 16:21 shtetasi Ismail Zeneli duke perdorur Q3QNV9 komunikon me përdruesin e V6FGL7, i identifikuar si Besmir Murtati dhe shkëmbehen mesazhe dhe voice (mesazhe zanore), mesazhet si më poshtë: Q3QNV9: Qa that pika dajlok. Ie prit adres. Po nuk e bone dajlok t’na kthej lekt, muk e pres mo, Po u hap ruga ti hajde ktu edhe punojme se kemi ane te tjera…. V6FGL7: Mirembrema dajlok si kalove sot u u lodhe t’kam nis sinjal me emer tan. Q3QNV9: Mka que do vidiot e njanit n port… V6FGL7: Nuk isha duke kuptu, Aha okay…. Q3QNV9: (audiofile) O djalok, ca kisha me te thane. Ka cu do video te njanit q po futna ne port per dit sikur i kam pas bo une reklame pikes. Pika ështe ngusht me bo reklam o shok, une zau reklama mo, une du pune. Ai s’eshte duke ngarku. Nese nuk ngarkon edhe këtë jave të ktheje lekt, zdu me ja pa surratin mo. V6FGL7: Po e kuptoj, Do e bej kte jav. *** Më datë 22.01.2021, në orën 14:25 shtetasi Ismail Zeneli duke perdorur Q3QNV9 komunikon me përdoruesin e JTDOFN, i identifikuar si Artan Sulejmani dhe shkembehen mesazhe dhe voice (mesazhe zanore), mesazhet si më poshtë: Q3QNV9: Mi bo 500€ në vend lindje. Te çoj dike ti marre. Nut ti vonoj. JTDOFN: Gzohem kur punoj..Shoket… Q3QNV9: Shoket ngelen te punu per shoket. JTDOFN: Se vec të hanen munem Ime inxjerr mjes. Q3QNV9: Po manga 50€. Per të hanen. Po i thtem të shkojne ti marrin. *** Më datë 22.01.2021, në orën 18:31 shtetasi Ismail Zeneli duke përdorur Q3QNV9 komunikon me Ergys Dashin. D**p: Daje si kalove, ça bone? Daje neser do hyjm për pun. Ësht anija 1dit me vones, S’ka hy akoma. Nga ktu duhet të dilte të henen del të marten. E kam booking e gjitha po me mir mos ta nis ktu ti nis atje. Ke sinjali. Mezor e kam saju me njerez tjer kutin se isha gati me kuti frigo kur me the të henen sduhet mo frigo u preva fare se ti kishte booking cdo jav me frio. *** Më datë 23.01.2021, në orën 23:10 zhvillohet bisedë ne grup chat-in ene numer V6FGL7:59, ndërmjet përdoruesit  Q3QNV9, i identifikuar si Ismail Zeneli, përdoruesit te STDEGI, i identifikuar si Eralbi Breçani, përdoruesit V6RGL7, i identifikuar si Besmir Murtati dhe perdoruesit D**P, i identifikuar si Ergys Dashi. V6FGL7: Cke mi si je o Drejtor a je mire?.. D**p: Mir plak, Tu prit, Se s’ka hy anija akoma, Me Dajen po flisja… V6FGL7: Okay plak mire shume ishalla… Q3QNV9: Mire jeni. V6FGL7: Hello dajlok si je. A je mire. Si kalove sot… Q3QNV9: Mire kalojme… V6FGL7:  Ku është Anija. Q3QNV9: Ja ktej verdall… V6FGL7: Se u mplakem. D**p: O plak sbohen me inat ca me bo bona et pamunduren me mor kutin se co kte jav ke kjo anije ge po presim. Se ishim gati per kutia frigo po dajes i hoqen pation e frigove. Shyqyr gjetem kuti direkt mrena jave. V6FGL7: O brooo ate e di une se spo them asigjo me inat, Ishalla mbaron. Q3QN9: Po me dyshemen qa bohet shok, apo ke heq dorë. D**p: Jo jo, Skam heq, Aty do bejmë punen e madhe, Ke dyshemeja Q3QNV9: Kur? . V6FGL7: Ti do nderosh dajën, shpresat tek ti janë. D**p: O daje s’du me të then kur se ti fillo pastaj h se më the kët javë, hë se më the kët javë, Do jene surprize punët ke për ti pa. Spo du me fol pz., spo du me fol para kohe per zotin daje, po ke per ta pa, punën e dyshemese. Nuk te them kur se fillo thu pse me the kte jav 100% Edhe se bone. Se un të them yt ti u thu atyne. Do ta kaloj booking,Vetem. Q3QNV9: S’ke nevoj mi e kalosh booking ti e di s’kam qa të shpjegoj me pune… D**P: Vetem mani leket gati… Q3QNV9: Akoma don lek ti?.. V6FGL7: ??????? D**p: Jo jo doja me ta kalu booking per qef vetem ma e pa. se e di se ca duhet, nuk ka nevoj me te kalu booking, jam bo si drejtor… D**p: Hahaha me ag grupe sa jam tu prit un me e marojn punën, meqe u bo puna ngela peng ktej. Hahahah. V6FGL7: Nuk të len daja peng pooo ti nis punen se peng ste len gjall nbot e kemi Blind. Q3QNV9: Aty rri se s’ke mo lek pa ardhe punët… S7DEGI: Të martën mendon që e ben, të marten… D***p: Të mart iken anija, Niset anija. Duket te bohet nji dit para… S7DEGI: Po sot ose neser duhet me bo punen pra. Mir esht me e be et henen, Se me nejt nje dit aty po e kam marak. Me canta… //NEWSBOMB.AL

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese