Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
1.5kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
31 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Ngarkesa e kapur me kokainë në Portin e Durrësit, arrestohet menaxheri i firmës, pronari shpallet në kërkim (EMRAT-DETAJE)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas sasisë së kokainës së kapur sot në Portin e Durrësit, policia njofton është arrestuar menaxheri i firmës ku do mbërrinte kontenieri, si dhe është shpallur në kërkim administratori i kësaj firme.

Burime të prokurorisë dhe të policisë së Durrësit bëjnë me dije se është arrestuar Barjon Gumeni, menaxheri firmës, ndërsa nga burime jozyrtare bëjnë me dije se është arrestuar dhe një punëtor tjetër iniciale J.O.

Barjon Gumeni rezulton të jetë vëllai i pronarit të kompanisë “Alba Exotic Fruit”, Eduart Dautit.

Ndërkohë më herët vëllai i Gumenit, Eduart Dauti, i cili është njëkohësisht edhe administratori i firmës ku u kap kokaina, u shpreh për Newsbomb.al se nuk ka lidhje me ngjarjen, duke thënë hedhur poshtë akuzat që adresohen në emër të kompanisë së tij.

Njoftimi i policisë:

Port, Durrës Goditet një tjetër rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Task Forca permanente e përbashkët e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e DVP Durrës dhe autoritetet doganore të Portit, evidentojnë dhe godasin një rast të trafikimit të lëndëve narkotike.

Arrestohet në flagrancë menaxheri i firmës ku do mbërrinte kontenieri, shpallet në kërkim administratori i saj. Sekuestrohet një sasi prej 11 kilogramë e 675 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të tentativës për trafikim të drogave të forta, si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar edhe në analizën e riskut të bërë nga Task Forca permanente e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe nga autoritetet doganore të Portit, e cila vepron në Portin e Durrësit, në bazë të dyshimeve të krijuara nga kjo Task Forcë dhe informacioneve që dispononte Policia Kriminale, kanë ushtruar kontroll të detajuar në një kontenier të ngarkuar me banane që ishte nisur nga Ekuadori për llogari të një firme me qendër në Tiranë. Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të ushtruar në kontenier, në pjesën e motorit të frigoriferit u gjetën 14 pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, me peshë 11 kg e 675 gr. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin B. G., 34 vjeç, banues në Tiranë (menaxheri i firmës ku do mbërrinte kontenieri), si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. D., 50 vjeç, banues në Tiranë (administratori i firmës). Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në të. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Më shumë

spot_img
spot_img