Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
50 %
3.1kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
34 °
Pre
33 °
E hënë, 2 Gusht, 2021

Ngacmonte dhe përndiqte prej kohësh 26 vjeçaren, rrihte dhe familjarët; Policia arreston 34 vjeçarin në Skrapar (EMRI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 34 vjeçar nga Skrapari është arrestuar nga Policia pasi ka ngacmuar dhe përndjekur prej kohësh një vajzë 26 vjeçare. Në pranga ka rënë shtetasi i identifikuar si Olgert Sinanaj.

“Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Skrapar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Olgert Sinanaj , 34 vjeç, banues në Skrapar, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 26 vjeçe, se ky shtetas e ka përndjekur, ngacmuar dhe ka tentuar të hyjë me dhunë në banesën e saj.

Gjithashtu, ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve të tij, në mënyrë të vazhdueshme”, njofton Policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Dhuna në familje”.

Më shumë

spot_img
spot_img