Një 26 vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka ngacmuar seksualisht një 32 vjeçare.
Policia e Divjakës bën me dije se ka arrestuar në flagrancë shtetasin Daniel Boçka, 26 vjeç, banues në fshatin Babunjë, Divjakë.
“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka ngacmuar seksualisht shtetasen K.K, 32 vjeçe” njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Ngacmimi seksual” parashikuar nga Neni 108/a i Kodit Penal.