Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ngacmoi të miturën, lihet në burg shoferi që transportonte nxënësit e Përmetit

Shkruar nga Newsbomb
Ngacmoi të miturën, lihet në burg shoferi që transportonte

Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në burg shoferin e furgonit që transportonte nxënësit nga fshati Katundisht në Përmet. Nikolin j., akuzohet se ka ngacmuar seksualisht nxënësen 14 vjeçare në Përmet. Ka qenë vetë nxënësja e cila ka treguar në shkollë pasi mësuesja e kishte gjetur duke qarë. E mitura i ka treguar se shoferi i furgonit e ka ngacmuar dhe madje e ka prekur edhe fizikisht.

Nga ana tjetër, shoferi Nikolin J., para trupës gjykuese ka ‘kyçur gojën’ dhe nuk ka thënë asnjë fjalë.

Mbrojtja është bërë nga avokatja e shoferit e cila ka kërkuar prej gjykatëses Suela Dashi lirimin me pretendimin se nuk ka prova që e bëjnë fajtor Nikolin J. Por gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke e lënë Nikolin J. në masën "burg pa afat". Për palën mbrojtëse të shoferit ky vendim është i papranueshëm dhe kanë paralajmëruar apelimin e tij

Denoncimi i 14 vjeçares për ngacmim seksual ka ndodhur më 10 nëntor, disa ditë pasi publiku u trondit nga ngjarja në kopshtin privat ‘’Stinët’’, ku edukatroja Majlinda Dehima dhunoi një 3 vjeçare dhe për pasojë vazja përfundoi në spitalin e traumës me këmbë të thyer.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese