
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që u raportua ditën e sotma nga Gjirokastra, ku një 61-vjeçar akuzohet se ngacmonte seksualisht 3 vajza të mitura.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Erindi. Përkatësisht 61-vjeçari akuzohet se ka ngacmuar një 7, 8 dhe 14 vjeçare.
Nga sa është mësuar nga nëna e 2 prej vajzave besohet se ato janë ngacmuar në shtëpinë e autorit që e vizitonin shpesh për shkak të lidhjeve mes familjeve, raporton TCH.
E para që ka treguar ngjarjen te familja ka qenë 7-vjeçarja dhe më pas janë inkurajuar edhe fëmijët e tjerë.
Vajza 14 vjecare para uniformave blu me parninë e psikologes ka thënë se 61-vjeçari e ka ngacmuar prej 5 vitesh. I moshuari e kishte shtëpinë 10 m nga shtëpia e vajzave.
Ai është baba ii tre fëmijëve, prej vitesh ka jetuar në Greqi ndërsa së fundmi ishte thyer në Shqipëri, ku kishte nisur edhe punën si taksist.