Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
73 %
0kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
40 °
Sht
34 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet 61-vjeçari në Kavajë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një  61-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inincialet I.C, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht  një 14-vjeçare.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit uniformat blu kanë arrestuar dhe gjashtë shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Ndërkohë, materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. S., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe një kartëmonedhë 100 Euro e dyshuar e falsifikuar.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. L., 44 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një dorezë metalike.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. H., 43 vjeç, pasi për shkak të detyrës ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e policisë së rendit publik.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. R., 38 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. C., 61 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur 14 vjeçe.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

F. A., 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

D. B., 30 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Më datë 29.06.2021, shtetasi K. J., 31 vjeç,  kallëzon se në rrugën “Njazi Meka”, në biznesin e tij bar-kafe, dy persona të paidentifikuar,  në gjendje të dehur, i kanë thyer derën e xhamit të lokalit dhe duke i nxjerr jashtë ambienteve të lokalit, janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Punohet për identifikimin dhe shoqërimin e personave të përfshirë në konflikt.

Më datë 29.06.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit J. H., 17 vjeç,  pasi në rrugën e “Kavajës”, ka goditur me sende të forta shtetasin S. B., 43 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë

spot_img
spot_img