Tirana
scattered clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
94 %
1.5kmh
40 %
Die
23 °
Hën
24 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
24 °
E diel, 2 Tetor, 2022

Ngacmoi seksualisht pasagjeren e mitur, arrestohet shoferi i autobusit në Ersekë, 15 vjeçarja e filmoi skenën dhe ia tregoi babait

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 35 vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Korcës, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale A.B, banues në Ersekë, i cili punon si shofer autobusi. Burime bëjnë me dije se 35- vjeçari ka ngacmuar seksualisht 15 vjeçaren, teksa kjo e fundit po udhëtonte nga Tirana drejt Korçës dhe ka filmuar veprimet e tij të pahijshme ndaj saj.

Ka qenë babai i të miturës, i cili ka bërë denoncimin, duke thënë se vajza ka provuar që shoferi e ka prekur në disa pjesë të trupit pa dëshirën e saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Ngacmimi seksual”, i shtetasit A. B., 35 vjeç, banues në Ersekë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img