Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ngacmoi seksualisht nxënësen, pezullohet mësuesi i matematikës në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb

Mësuesi 64-vjeçar, i cili akuzohet për veprime të turpshme ndaj nxënëses së tij 14 vjeçe në një shkollë 9-vjeçare në Tiranë është pezulluar.

Ngjarja ka ndodhur në Kombinat. Mësohet se Hasan M., akuzohet se në mënyrë të përsëritur, në ambientet e shkollës, ka kryer veprime te turpshme ndaj vajzës.

 Kjo e fundit ka pohuar se mësuesi i matematikës e prekte në të gjithë trupin, e mbantë pas mësimit në klasë dhe e ngacmonte me fjalë. Nga ana tjetër, mësuesi i ka mohuar këto akuza dhe sipas tij janë pretendime abuzive.

Megjithatë, procesi është ende nën hetim, ndërsa momentalisht e vetmja masë e marrë është pezullimi i tij nga detyra.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu