Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
56 %
4.1kmh
0 %
Hën
21 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Ngacmoi seksualisht një VAJZË të mitur, arrestohet 62-vjeçari në Tiranë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Tetë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohen për vepra trë ndryshme penale.

Bëhet me dije se mes të arrestuarve është një 62-vjeçar, i cili ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur 15 vjeçe.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P. Ç., 62 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur 15 vjeçe” thuhet në njoftim.

Njoftimi i policisë së Tiranës:

Vihen në pranga 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme bënë ndalimin e shtetasit G. M., 17 vjeç, banues në Kukës, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” dhe “Drejtimi i automjeve në mënyrë të parregullt”. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P. Ç., 62 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur 15 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë ekzekutimin e vendimit penal për shtetasin në kërkim P. H., 48 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. M., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një shufër hekuri si ato që përdoren nga Policia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagancë të shtetasve:

– R. H., 47 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes;

– A. Q., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik”. Ky shtetas, pasi është konfliktuar me pronarin e një hoteli, nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për të treguar dokumentin e identifikimit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. M., 35 vjeç, pasi ka tentuar të vjedhë një shumë parash në një pikë këmbimi valutor në pronësi të shtetasit A. Gj.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë së shtetasit A. Xh., 20 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin e tij, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img