Një 54-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.
Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi shtetasit A. D., 54 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, Devoll, pasi dyshohet se ky shtetas ka ngacmuar seksualisht një 12-vjeçare.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë arrestimin në flagrancë, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, të shtetasit A. D., 54 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, Devoll, pasi dyshohet se ky shtetas ka ngacmuar seksualisht një 12-vjeçare.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme” njofton policia.