Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ngacmoi seksualisht klienten, nis procedimi disiplinor për farmacistin në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
Ngacmoi seksualisht klienten, nis procedimi disiplinor për farmacistin

Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me ngjarjen e shënuar në Tiranë, ku farmacisti shiste ilaçe kontrabandë dhe madje ka ngacmuar sekslualisht klienten.

Në një deklaratë thuhet se Urdhëri i Farmacistëve, Statutit dhe Kodit Deontologjik Farmaceutik, ndaj farmacistit në fjalë, ka nisur procedimi disiplinor pranë Komisionit Disiplinor të Gjykimit Profesional.

“Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë, nisur nga rasti i denoncuar në emisionin investigativ “STOP” të datës 18.01.2023, dënon me forcë sjellje të tilla të turpshme, të paprecedenta dhe denigruese për figurën e respektuar e të nderuar të farmacistit.

Figura e farmacistit nuk ka lidhje me veprime të tilla, të cilat janë në kundërshtim flagrant me normat e moralit qytetar dhe etikës profesionale.

Në zbatim të ligjit për Urdhrin e Farmacistëve, Statutit dhe Kodit Deontologjik Farmaceutik, ndaj farmacistit në fjalë, ka nisur procedimi disiplinor pranë Komisionit Disiplinor të Gjykimit Profesional.

Urdhri i Farmacistëve, duke falenderuar emisionin investigativ “STOP” për denoncimin, inkurajon çdo individ, institucion dhe media që të denoncojë çdo rast abuzimi  të kryer nga individë të papërgjegjëm të cilët fatkeqësisht janë dhe kolegë tanët.

Duke e konsideruar rastin në fjalë të veçuar, shprehim konsideratën dhe mirënjohjen më të thellë për të gjithë kolegët që ushtrojnë profesionin e tyre me përkushtim, profesionalizëm dhe ndershmëri” thuhet në njoftim.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll