Hapësire reklamuese

Aktualitet

SKANDAL/ Ngacmonte seksualisht dy vajza të mitura, arrestohet drejtori i shkollës në Pogradec (EMRI-FOTO)

Shkruar nga Newsbomb

Një skandal i madh ka ndodhur në një shkollë në Pogradec, ku drejtori i këtij institucioni është arrestuar pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht 2 vajza të mitura.

Mësohet se në pranga ka rënë Adriatik Haxhillari, 59 vjeç, drejtori i një shkolle fillore në Stropckë, i cili u dërgonte mesazhe ngacmuese dy vajzave 14 vjeçare.

Vajzat nuk kanë treguar në familje dhe as nuk kanë bërë denoncim, por mesazhet e 59 vjeçarit janë oarë nga vëllai i njërës prej tyre. Vëllai ka shkuar të takojë drejtorin dhe e ka goditur, ndërsa ky i fundit e ka thirrur të nesërmen për t’i kërkuar ndjesë.

Drejtori i ngacmonte gocat në klasë duke iu bërë shenja, kafshime buze dhe ngacmime në oborr të shkollës, ndërkohë që u dërgonte edhe mesazhe gjatë natës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Ngacmimi seksual”, të shtetasit A. H., 59 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy 14-vjeçare”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese