Një 52 vjeçar është arrestuar nga Policia e Fierit, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht, një shtetase 32 vjeçe nga Roskoveci.
Ka qenë e reja e cila ka denoncuar rastin në Policia, duke thënë se është ngacmuar seksualisht nga shtetasi B. Z., 52 vjeç, banues në Drenovicë.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin B. Z., 52 vjeç, banues në Drenovicë, Berat, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, një shtetase 32 vjeçe, banuese në Roskovec.”, njofton Policia.