Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1.5kmh
0 %
Enj
19 °
Pre
19 °
Sht
19 °
Die
19 °
Hën
14 °
E enjte, 23 Mars, 2023

Ngacmimet seksuale në shkolla, reagon PD: Duhet riformatim i sistemit pa patronazhistë dhe militantë

Lajme të ngjashëm

Deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi ka reaguar në lidhje me ngjarjen e fundit, ku drejtori i shkollës në Pogradec, akuzohet për ngacmim seksual ndaj dy vajzave të mitura.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se ngacmimet seksuale në institucionet arsimore tregojnë rrënimin e sistemit të kalbur.

Deputeti shkruan se duhet një sistem i ri inspektimi dhe kontrolli të cilësisë së mësimdhënies dhe edukimit dhe se duhet të marrë fund mbushja e shkollës me militantë dhe patronazhist.

Postimi i plotë i Luçiano Boçit:

TË SHPËTOJMË ARSIMIN

Rastet e dhunës e ngacmimeve seksuale, ku përfshihen drejtues institucionesh arsimore e punonjës, nuk janë rastësi.

Ato janë dëshmi e devijimit dhe rrënimit të një sistemi të tërë tashmë të kalbur.

Ky sistem duhet riformatuar.

Edukimi brenda tij ka humbur çdo vlerë e qëllimësi dhe shkolla është tërisht e shkëputur nga funksioni social edukativ dhe me një funksion mësimdhënës mjeran.

Duhet një legjislacion i ri që përcakton saktë statusin e shkollës, rolin e funksionin e saj në komunitet, përgjegjësitë e detyrat.

Duhet një ripozicionim i ri i figurës së mësuesit, detyrës e vlerësimit të tij si mësimdhënës dhe edukator.

Duhet një sistem i ri karriere e vlerësimi për çdo drejtues dhe mësues.

Duhet një sistem i ri inspektimi dhe kontrolli të cilësisë së mësimdhënies dhe edukimit.

Duhet një rol i ri efikas dhe vendimarrës i prindërve dhe komunitetit.

Mbushja e shkollës me patronazhistë e komandime politike, lënia e saj në dorë të pasionantëve politikë pa vlera njerëzore dhe pedagogjike, duhet të marrë fund.

Arsimi duhet shpëtuar!!!!

Më shumë