Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Nga “Wonder Woman” te Dua Lipa dhe Bella Hadid, VIP-at përçahen për konfliktin Izrael-Palestinë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Përveç krerëve të lartë të qeverive në të gjithë botën edhe aktorët, këngëtarët nuk kanë qëndruar pa reaguar në lidhje me situatën kaotike të krijuar mes Izrealit dhe Palestinës.

Deklaratat e tyre për qetësim të situatës nuk janë pritur fort mirë nga ndjekësit e tyre të cilët në një mënyrë ose në tjetrën kanë gjetur hapësirë për t’i kritikuar.

Pre e këtyre kritikave së fundmi ka rënë edhe aktorja izraelite Gal Gadot e cila përmes një postimi në Twitter ka bërë thirrje për unitet dhe paqe, teksa dhuna midis forcave izraelite dhe palestineze u intensifikua.

Ylli i Wonder Woman, e cila më parë ka kryer shërbime ushtarake për vendin e saj shtoi se duke parë vendin e saj “në luftë” po i thyhet zemra, prandaj dhe e ndien për detyrim që të bëjë një thirrje publike për t’i dhënë fund dhunës.

gjgtjygtk6yk6k

Mirëpo, kaq kanë dashur kritikët të cilët e kanë akuzuar aktoren  për hipokrizi dhe historinë e saj ushtarake e kanë përdorur për ta akuzuar atë për mbështetjen e “gjenocidit masiv” dhe “spastrimit etnik”.

“Urrejtja” e ndjekësve dhe kolegeve të Gadot shkoi deri në atë pikë sa rreshtën së e ndjekuri aktoren dhe nga rrjetet e saj sociale.

gthfrtj5tj5rtj5tj

Ndërsa, Bella dhe Gigi Hadid të cilat janë gjysmë palestinezë, janë kundër dhunës  që po ushtrohet ndaj palestinezëve dhe izraelitëve arabë.

Llogaria e Bellës në Instagram është tejmbushur me postime ku shpreh hapur mbështetjen për të gjithë palestinezët , duke përdorur hashtagun ” Palestina e Lirë “.

ujyuk7yu8k78k

Edhe këngëtarja shqiptare, Dua Lipa ditën e djeshme reagoi në lidhje me këtë situatë duke shprehur dhe ajo gjithashtu përkrahje për popullin palestinez.

Situata Palestinë-Izrael vijon të mbetet e tensionuar ku edhe në këtë ditë të shenjtë Bajrami raketat nuk kanë ndaluar. Deri më tani nga autoritetet vendase raportohen 69 viktima ku shtatë prej tyre janë izraelitë.

yuhkyul7ul

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img